Një çift në Florida u terrorizuan kur u zunë pritë nga dy persona të armatosur teksa po ktheheshin nga një kazino ku kishin fituar një xhekpot. Pamjet e kamerave të sigurisë së derës kapën momentin kur dy personat e armatosur, 34-vjeçari Marcus Jenkins dhe 36-vjeçari Tristan Wright, sulmojnë Kim Chambliss dhe partnerin e saj Val Delacruz.


Siç shihet edhe në video, dy personat e armatosur qëllojnë Delacruzin në këmbë, ndërsa Chambliss ka arritur të hyjë në shtëpi dhe të fshihet, pasi ka marrë edhe një plumb në këmbë. Prita u ngrit në orët e para të 2 gushtit pasi çifti kishte fituar 3300 dollarë në Hotel & Casino Hard Rock në Tampa, Florida.

Dy autorët e kishin parë çiftin në kazino për të paktën dy orë para se të ktheheshin në shtëpi në orën 5 të mëngjesit. Dy grabitësit fillimisht u larguan me paratë e çiftit, një orë dhe një çantë përpara se të kapeshin më pas falë pamjeve të kamerave të sigurisë.