Jeni zgjedhur fitues të Lotarisë Amerikane dhe jeni në pritje të procedurave të tjera? Ambasada Amerikane del sot me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit që presin fazat e tjera, pas zgjedhjes si fitues të lotarisë.
“DV2020? Ju duhet t’i përgjigjeni menjëherë KCC-së. Në të kundërt, KCC nuk do të mundet t’ju caktojë një datë intervistë. #PyetAnen”, shkruan Ambasada.
Qendra konsullore e Kentaki-t (KCC) është përgjegjëse për përpunimin e vizave për lotarinë.





