Fituesi i Big Brother 8, Vesel Kurtishaj, ka humbur një ndër njerëzit më të shtrenjtë në jetë. Gjyshja e tij ka ndërruar jetë duke lënë pas një dhimbje të madhe.

'Të kisha më shumë se nënë', ka shkruar Kurtishaj në Instagram, ku ka publikuar një foto ku është duke i dhënë asaj një përqafim të përzemërt.

Në Big Brother, Veseli e njohu publikun me historinë e tij të jetës, ku kjo grua zinte një vend tepër të rëndësishëm dhe ai e quante 'gjyshja'.

Në prezantimin e tij, Veseli u shpreh kështu:

'Personi që kam më shumë përzemër nga të gjithë anëtarët e familjes është gjyshja ime'

Gjatë reality show-t, Veseli rrëfeu edhe lidhjen e vërtetë që kishte me të, duke habitur publikun pasi rrëfeu se ajo ishte gruaja e parë e babait të tij, e megjithatë dashuria që kishte për të e bënte ta konsideronte si një nënë.