Fituesit e Fest 63, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, kanë rrëfyer se si lindi bashkëpunimi i tyre. Të ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, “Flasim”, dyshja kanë rrëfyer se si lindi “Shkodra Elektronike”. 

Beatriçe ka rrëfyer se ishte ajo që zbuloi Kolë Lacan fillimisht. Më pas këngëtarja tregon se pasi ka dëgjaur këngë të tij në YouTube, i ka dërguar mesazh në Facebook. Por, idea për një projekt të përbashkët ishte e këngëtarit. Kolë Laca i ka propozuar Beariçes që të bëhej pjesë e projektit të tin, nga ku lindi edhe Shkodra Elektronike. 

Ndërkohë gjatë podcastin, dy këngëtarët kanë rrëfyer gjithashtu edhe për emicionet e fitores. Kolë Laca deklaroi se nuk e priste të ishin fituesin e Festivalit të Këngës. Madje, dyshja shprehen të surprizuar pasi nuk e kishin pritur pëlqimin e publikut.

Kolë Laca: Unë kam shkuar 20-vjeç në Itali, deri në 20-vjeç e kam zhvilluar brumin tim në Shkodër. Më pas në Itali, jam edhe italian. Jam 52-vjeç

Beatriçe Gjergji: Unë kam qenë 6-vjeçe, jam rritur në Itali. Nuk kam bërë shkollë në Shqipëri, flas vetëm shkodrançen. E kam të vështirë gjuhën letrare.

Edi Rama: Bashkë nuk jeni njohur kur ti ishe 6-vjeç?

Beatriçe Gjergji: Jo, absolutisht. E kam zbuluar në internet Kolën, në YT.

Edi Rama: Si u zbuluat në realitet?

Beatriçe Gjergji: I dërgova mesazh në Facebook dhe u bëmë miq aty. Unë nxirrja video duke kënduar me grupet e mia dhe Kola më bëri propozim për të bërë një projekt të ri, e lindi “Shkodra Elektronike”.

Edi Rama: Çfarë është “Shkodra Elektronike” tamam?

Kolë Laca: Fillimisht kemi filluar me këngë shkodrane me instrumente elektronike. Unë e kam pas bërë me një këngëtare italiane, aty më zbuloi edhe Beatriçe.

Beatriçe Gjergji: Kam pas një grup me djem e vajza italianë, kemi propozuar një këngë shkodrane, sepse muzikën shkodrane në shtëpinë time e këndojnë gjithë kohës, ndonjëherë jam munduar ta harroj, por s’kam mundur. Në YT gjeta Kolën dhe më pëlqeu, s’më kishte ndodhur të gjeja një shkodran që kishte qejf muzikën alternative. Gjeta Kolën dhe i dërgova sms “faleminderit shumë për këtë që po bën”, pastaj u bëmë miq.

Edi Rama: Sa kohë keni që bashkëpunoni

Kolë Laca: Që në 2019. Fillova të vendos në jetë këtë projekt që e kisha menduar prej disa vitesh. Kur erdhi pandemia, u ndërpre, e më pas mbaroi pandemia e filluan koncertet punën e turnistit e lashë, pasi kishte filluar Shkodra Elektronike të funksiononte.

Edi Rama: Hera e parë që merrni pjesë në Festival

Kolë Laca: Është hera e parë që e dëgjoj festivalin

Edi Rama: E prisnit këtë sukses

Kolë Laca: Jo fare, keni vendosur të shkruajmë këngën për Festivalin. Kemi një album gati, por nuk ka këngë që mund të paraqitet për festival. Është pak alternative, por nuk respekton as rregullat. Beatriçe respektonte rregullat e Festivalit dhe shkoi këtë këngë.

Donim që njerëzit të na njihnin më tepër që kur të nxjerrim albumin të kishim më shumë fansa se sa kishim.

Edi Rama: Sa e ndjetë që po i afroheshit një suksesi? Nga reagimet

Beatriçe Gjergji: Unë kam parë reagimet për të gjithë, unë se kam ndjerë diferencën. Nuk e kam menduar se do ishim më të pëlqyer

Kolë Laca: Kur u publikua këngë, ishte e dyta më e dëgjuar. Elvanës ishte e para. Mendova se do jetë këngë që mbetet. Më pas je i fokusuar tek provat. Nuk mendon se çfarë ndodh më, por duhet të jesh i përqëndruar. Nuk e pritëm që do bënim kaq shumë vieë

Edi Rama: Kur dëgjuat që jeni fitues? U ndjetë njësoj?

Kolë Laca: Të gënjejmë të themi njësoj

Edi Rama: Sa këngë keni në repertor?

Beatriçe Gjergji: Kemi pak, 6 këngë.

Kolë Laca: Albumi ka 8 këngë, por zgjat 1 orë sepse janë të gjitha të gjata