12 janar 2015 –  Ka përfunduar të dielën mbrëma ceremonia e 72-të e ndarjes së çmimeve “Golden Globe 2015” në Los Angeles. Ceremonia e këtij viti u mirëprit nga Tina Fey dhe Amy Poehler, të njohura për karizmën e tyre. Gjatë mbrëmjes, Jared Leto dhe Helen Mirren i kushtuan vëmendje viktimave të sulmit terrorist ndaj Charlie Hebdo në Paris. “Boyhood” triumfoi si filmi më i mirë dramatik, me aktoren më të mirë jo-protagoniste dhe me regjisorin më të mirë. Ja lista e plotë e fituesve:

Film

“Boyhood” – Filmi më i mirë dramatik

“The Grand Budapest Hotel” – Filmi më i mirë muzikal ose komedi

Eddie Redmayne, “The Theory of Everything” – Aktori më i mirë në një film dramatik.

Michael Keaton, “Birdman” – Aktori më i mirë në një film muzikal ose komedi.

Julianne Moore, “Still Alice” – Aktorja më e mirë në një film dramatik.

Amy Adams, “Big Eyes” – Aktorja më e mirë në një film muzikal ose komedi.

Patricia Arquette, “Boyhood” – Aktorja më e mirë jo-protagoniste.

Richard Linklater, “Boyhood” – Regjisori më i mirë.

Alejandro Gonzales Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris dhe Armando Bo, “Birdman” – Skenari më i mirë.

Johann Johannsson, “The Theory of Everything” – Kolona zanore më e mirë.

John Legend dhe Common, “Glory” – “Selma”, Kënga më e mirë.

“Leviathan” – Filmi më i mirë i huaj.

“How To Train Your Dragon 2” – Filmi më i mirë i animuar.

Televizion

“The Affair” – Seriali më i mirë dramatik.

Kevin Spacey, “House of Cards” – Aktori më i mirë në një serial televiziv dramatik.

Ruth Wilson, “The Affair” – Aktorja më e mirë në një serial televiziv dramatik.

“Transparent” – Seriali më i mirë komik.

Jeffrey Tambor, “Transparent” – Aktori më i mirë në një serial televiziv komik.

Gina Rodriguez, “Jane the Virgin” – Aktorja më e mirë në një serial televiziv komik.

“Fargo” – Mini – seriali më i mirë ose filmi më i mirë për televizion.

Billy Bob Thornton, “Fargo” – Aktori më i mirë në një mini – serial ose film për televizion.

Maggie Gyllenhaal, “The Honourable Woman” – Aktorja më e mirë në një mini – serial ose film për televizion.

Joanne Froggatt, “Downton Abbey” – Aktorja më e mirë jo-protagoniste në një mini serial ose film për televizionin.

Matt Bomer, “The Normal Heart” – Aktori më i mirë jo-protagonist në një mini – serial ose një film për televizionin.