DURRËS, 19 tetor 2014 – Përzgjidhen fituesit e dy konkurseve ndërkombëtare, për “Vijën Bregdetare të Jugut” dhe “Korridorin Ekonomik Tiranë – Durrës”.
Pas më shumë se 5 orë prezantim, dy juri të veçanta për secilën hapësirë, të përbëra nga figura të njohura të planifikimit urban, projektimit grafik, si dhe arkitekturës vendase dhe të huaj, shpallën fituesit duke u bazuar në kriteret e krijimtarisë, faktorit të lartë të zbatueshmërisë, lidhjes dhe impaktit të propozimit me kontesktin dhe raportit kosto-impakt.
Përzgjedhjen e fituesit të projektit “Korridori ekonomik Tiranë-Durrës” e bëri juria me anëtarë zëvendëskryeministrin z. Niko Peleshi, znj. Sotira Kornaroporulou, z. Andreas Ruby, z. George Brugmans, z.Xaveer de Geyter dhe z. Tytymçe.
Studiot e përzgjedhura si më të mirat për në fazën e dytë, prezantuan projektet e tyre për secilën hapësirë.
Ato kishin në dispozicion 30 minuta kohë e cila ishte kompozuar në mënyrë të tillë që në këtë minutazh të përfshihej edhe pjesëmarrja drejtpërdrejtë e publikut dhe grupeve të interesit përmes pyetjeve dhe komenteve të ndryshme.
Konkurset u lançuan në fillim të muajit tetor nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania.
Fitues për projektin “Korridori ekonomik Tiranë-Durrës”
LOTI 1 – TIRANA
PioveneFabi – Itali
Yellow Office – Itali
Stefano Graziani – Itali
ArchiSpace – Shqipëri
Vladimir Myrtezai – Shqipëri
LOTI 2 – VORË
Dogma Studio – Itali + Belgjikë
Andrea Branzi – Itali
B&L – Shqipëri
LOTI – 3 DURRËS
L'AUC – Francë
DEA Studio – Albania
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





