María Corina Machado, fituesja e Nobelit për Paqen të këtij viti, do të shkojë në Oslo, por s’do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të planifikuar për të mërkurën, tha Instituti Nobel.
Instituti Nobel i dha çmimin udhëheqëses së opozitës venezueliane për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci në vendin e saj të lindjes.
Ka pasur shumë spekulime nëse Machado, e cila ka jetuar e fshehur, do të jetë në gjendje të sfidojë një ndalim udhëtimi për të marrë pjesë në ceremoninë në kryeqytetin e Norvegjisë.
Organizatorët thanë se vajza e saj do ta merrte çmimin në vend të saj. Në një regjistrim audio nga Instituti Nobel, Machado tha “Do të jem në Oslo, jam duke shkuar”.
Megjithatë, drejtori i Institutit Nobel, Kristian Berg Harpviken, tha se ajo pritej të mbërrinte “diku midis mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të nesërm”, shumë vonë për ceremoninë.
Në mungesë të nënës së saj, Ana Corina Sosa pritet të mbajë fjalimin që Machado kishte përgatitur.





