-Teuta fiton ndeshjen e parë të plejofit për titullin kampion
-Dëmtohet rëndë malazezi Vuk Medenica
Një nga lojrat më të bukura të volejbollit shqiptar
Takimi rradhës me 31 mars 2013 në pallatin e sportit Fahrije Hoti Tiranë
Nga BUJAR QESJA
DURRES, 28 mars 2013– Teuta dhe Studenti, në mbrëmjen e së martës nisën takimet e plejofit, të vlefshme për titullin kampion. Ishte një përplasje që i pati të gjitha: lojën e bukur, kontestimet e vendimeve të gjyqtarëve, inkurajimin si herët të tifozërive respektive, traumat e lojtarëve, organizimin model të takimit nga klubi shumësportesh Teuta. Ndeshja filloi në orën 19.05 dhe përfundoi më 21.45. Vërtet e pazakontë. Edhe kur i kërkuam një sqarim sekretarit të FSHV-së Leonard Tases, mbi ngarkesën me dy takime të ndeshjeve të plejofit, duke mbaruar në orar krej unikal, përgjigja ishte se kështu e pa të udhës kryesia.
Ballafaqimi Teuta – Studenti mbeti dinjitoz dhe cilësor nga fillimi e deri në përfundim. Forca të barabarta, deri tek prezenca e volejbollistëv e të huaj. Në setin e parë, miqtë nga Tirana udhëhoqën deri në mesin e pikëve të dyta dhe më tej vendasit arrijnë të barazojnë dhe kalojnë në epërsi minimale 16-15. Dhe kështu seti shtyhet deri në fund, duke u barazuar shifirat në 24-24 dhe Teuta arrin të qetësohet vetëm kur shënon pikën e 26-të të fitores. I njëjti edhe seti i dytë. Studenti shkëputet me tri pikë 18-15, por Teuta rikuperon. Medenica dhe Renovica i mbajnë në lojë volejbollistët durrsakë, por kjo deri në barazimin e shifrave 24-24. Studenti shënon edhe dy pikët e fundit, duke i kthyer reston durrsakëve dhe siglojnë fitoren 26-24. Setet barazohen 1-1. Dueli mbetet i ashpër edhe në setin e tretë. Janë sete me kohëzgjatje të pazakontë deri në 33 -35 minuta. Serbi Prziç dhe bosnjaku Zolota për Studentin mbajnë lart moralin e kampionëve.
Por ndërkohë duhet thënë se disa vendime të gjyqtarit kryesor Erjon Mujo dhe të anësores Rudina Omari janë kontestuar nga të dy ekipet. Studenti manaxhon mirë diferencën prej 3 pikësh dhe arrin të fitojë 25-22. Në setin e katërt Teuta është e gatshme të japë të gjitha potencialin e saj, madje duke shfrytëzuar edhe forcën e lojtarëve të rin em të ardhme si Myftari dhe Vora. Kur Teuta ishte në avntazh 11-8, dëmtohet rëndë në kavilje malazezi Vuk Medenica dhe nga këtu Teuta nuk ka titullarin e saj kryesor. Megjithatë tekniku maqedonas Nakovski beson tek Andi Vora dhe Myftari, të cilët bëjnë nga ndeshjet më të pëlqyeshme.
Boshllëku i Medenicës ploësohet nga mobilizimi maksimal i të gjithë volejbollistëve durrsakë, ku Zolota dhe Jurgen Dashi vednosin me gjuajtjet e tyre të forta. Teuta duke fituar setin e katërt 25-18, e kalon takimin në setin final, që drithëroi më shumë të pranishmit në Ramazan Njala. Seti final mbeti edhe më dramatik se katër të tjerat. Luftohet për çdo pikë, për çdo top. Gjithçka që prodhohej në fushë e bukur dhe e barabartë. Barazime të vazhdueshme nga 1-1 deri në 14-14. Dhe më në fund kalaja dibrançe e fituesve ishte në anën e Teutës. Fitorja e takimit të parë 3-2 u takoi atyre, duke i dhënë sadopak kurajo Medenicës për tu rikuperuar dhe qenë i gatshëm në takimet e rradhës.
TEUTA – STUDENTI 3-2
26-24, 24-26, 22-25, 25-18, 16-14





