Përmes ERTV-së, kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka publikuar fjalën që do mbante sot në parlament, por që nuk mund ta thoshte pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa.
Rama nuk ka nguruar të sulmojë Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin, ndërsa thotë se të gjithë vëmendjen e tij e ka përqëndruar te studentët dhe dialogu me ta.
FJALA E RAMËS
Ja dhe fjala që mbajta po nuk e ndava dot me ju.
Sot më shumë se kurrë, askush më kollaj se Lulëzimi, s’mund t’ua tregojë shqiptarëve pse zgjedhja e tyre e vetme është e do jetë kjo shumicë qeverisëse.
Ndërsa unë vet do vazhdoj dialogun e vështirë me studentët, pasi ata më shohin mua si zgjidhjen e vetme. Ky parlament s’ka nevojë për mua, ndërsa studentët po.
Mirëse u ktheve shëndoshë e mirë Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur merkaun. Po shyqyr që studentët e kishin keq dhe me motrën opozitare, kështu që ata s’dinin kë të kapnin prej zhelesh përpara. Ju u fshehët nëpër turmë, e tani jeni të dy shëndoshë si molla.
Tregoju shqiptarëve sa i panevojshëm je për ta që përveç që mos të të votojnë po as mos të të kenë inat kot për gjëra që ti nuk i bën dot.
Doktoresha e Shkencave Kryemadhi do e shfrytëzojë çdo minutë për t’u ndriçuar rrugën e studentëve që s’e shohin dot me sy.
Kjo ishte fjala ime në Kuvend sot, por vëmendja ime është për të gjithë studentët, që refuzojnë këtë opozitë kotecësh.





