Alban Skënderaj e ka shprehur edhe më herët dashurinë për vëllain e tij, Taulantin.

Kësaj here ata kanë prekur jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe gjithë ndjekësit në rrjetet sociale me dedikime dashurie mes vëllezërish.

Taulanti ka postuar një foto me Albanin, pa asnjë koment dhe këngëtari e ka ripostuar në faqen e tij.

"Është fat të kesh një vëlla si ty", shkruan Alban Skënderaj, ndërsa Taulanti i përgjigjet "Më ke lënë pa fjalë dhe me dy pika lot".

Kjo foto është realizuar në Sarandë, ku ndodhen të dy këto ditë.