Irlandë, 15 qershor 2014  –  “Mami, nuk dua të vdes”. Janë këto fjalët e fundit të të voglit irlandez Jake Brennan, i cili gjeti vdekjen në moshën gjashtë vjeçare në krahët e nënës së tij.

Vogëlushin e përplasi makina gjatë kohës që lozte para murit rrethues të shtëpisë. Ai ndërroi jetë pak çaste më pas si pasojë e plagëve të marra, ndërsa nëna e tij thotë se nuk do t’i harrojë kurrë fjalët e fundit që i tha i biri.

Një skenë e cila u pa e gjitha nga nëna e tij, e cila ndodhej në pragun e shtëpisë bashkë me vajzën 4 muajshe në krahë, ndërsa babai i 6-vjeçarit po priste barin.

Gjashtë vjeçari i plagosur gjeti forcën dhe u afrua drejt nënës duke i thënë teksa ra në krahët e saj: “Mami, nuk dua të vdes”.

“Ishte pa frymë, i dilte gjak nga goja. E dinte që nuk do ia dilte”,- thotë mes lotësh zonja Brennan.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/