Sidrit Bejleri është një nga këngëtarët shqiptar më të mirë, i vlerësuar gjithmonë për zerin dhe performancat live, por edhe për si trajner radhazi i disa edicioneve të “The Voice” ku skuadrat e Sidritit kanë shkëlqyer e triumfuar gati gjithmonë. Këtë herë këngëtari na njeh me një pjesë prekëse të jetës së tij. Pikërisht dita e sotme do të ishte pervjetor i largimit nga jeta i vajzës së tij Sofi në një moshë shumë të vogël, prej vetëm 19 muajsh.

Nëse ajo do të jetonte sot do të mbushte plot 10 vjeç. Fansat dhe miqtë e kanë ngushëlluar dhe i kanë thënë fjalë force dhe zemre Sidritit, duke dashur t’i qendrojnë pranë.

Ja postimi i tij i plotë në Instagram, ndërsa edhe na njeh me foton e vogëlushes së ndjerë: “Kjo është Sofi Sidrit Merjem Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme! “