Kryeministri Edi Rama ashtu siç bën prej disa javësh, mëngjesin e sotëm e ka nisur me fjalët e shenjta. Këtë radhë ka zgjedhur që të citojë shkrimtarin e famshëm Albert Kamy.
“Fjalët e Shenjta: Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdes të dalë që nuk ka, se sa të jetoj sikur s’ka Zot dhe të më dalë përpara kur të vdes”,Albert Kamy”.
Që pas tërmetit të 26 nëntorit përmes rubrikës “Fjalët e Shenjta”, Kryeministri Rama përcjell çdo mëngjes pasazhe nga librat e shenjtë ose nga personalitetet më në zë botërorë, si mesazhe urtësie e solidariteti për përballimin e situatës së krijuar.





