Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot nga sheshi “Skënderbej” fjalimin e parë të fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Shqipëria ka folur troç. Shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuqezi. Kasnë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe mbi të djathtën, Shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve . Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe mirëqenia dhe jo politika e kacafytjeve për partinë dhe interesave të pushtetarëve.
Populli ka zgjedhur PS për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse. Duke e pranuar me emocion dhe përulësi ne do qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë dhe jo me forcën kundër të tjerëve.
Sfidat e Shqipërisë sot s’janë sfida socialiste apo demokrate, por sfida shqiptare, të vjetra dhe të reja, të të njëjti atdhe, të të gjithëve pa dallim, në të njëjtin flamur kombëtar. Për fëmijët e të njëjtës tokë ku jemi lindur jo të ndarë në tanët dhe të atyre, por thjesht shqiptarë.
Duke u përulur përpara të gjithë atyre që na zgjodhën, qytetarëve socialistë, demokratë pa parti, nga veriu në jug, burra dhe gra, duke falenderuar të gjithë ata që e kryen detyrën e lartë qytetare të pjesëmarrjes në zgjedhje pavarësisht se nuk votuan si shumica absolute, ju them që fitorja është e Shqipërisë dhe merita e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.
Nëse e jona e të zgjedhurve të tyre është vetëm barra e madhe e përgjegjësisë. E imja në radhë të parë për të mos harruar për 4 vite të ardhshme se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi por për Shqipërinë që duam. Për të mos harruar se ata e besuan edhe me më shumë vota se 4 vjet më parë PS jo se ne nuk kemi të sharë por se duam të provojnë deri në fund sa të mirë mund të jemi ne për Shqipërinë po ta kemi vetëm timonin në rrugën drejt të ardhmes
Në vend të një koalicioni të radhës mes partive që ndajnë tepsinë shqiptarët kanë zgjedhur koalicionin tonë drejtpërdrejt me ta, për ta cuar atë tepsi për skrap një herë e përgjithmonë.
Mos e dhëntë zoti që të mos kuptojmë se prioriteti ynë i parë duhet të jetë reflektimi se sa shumë kemi për të korrigjuar tek vetja jonë dhe në punën tonë në radhë të parë dhe po ashtu mos qoftë e thënë që konkurrentët tanë të zgjedhur prej atyre që nuk na zgjodhën ne ti shohim si armiq të humbur.
Ne s’kemi fituar një kampionat, por kemi marrë një detyre shumë të vështirë, ata kanë marrë një detyrë aspak të lehtë.
Ne pastaj edhe atyre të gjithëve bashkë na takon të bëjmë çmos për ti dhënë fund politikës së rrahjes gjoksit për meritat dhe drejtimit të gishtit për fajet njëri tjetrit
4 vitet që vijë s’duhet të jenë një tjetër lojë politike se kush e ka fajin për cka nuk shkon mirë por një përpjekje shqiptare e përbashkët për çfarë duhet të bëjmë për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Ne duhet ta bëjmë më të fortë demokracinë tonë së pari duke e bërë më të mirë.
Nuk ishin perfektë por më të çliruarat nga pesha e traditës sonë jo qa të lumtur zgjedhore. Qytetarët u ndienë më të patrazuar se asnjëherë më parë”,tha Rama





