Rreth 20 mijë fansa të yllit të basketbollit Kobe Bryant morën pjesë dje në homazhet në nderim të tij dhe vajzës 13-vjeçare, Gianna në “Staples Center” në Los Angelos.
Gjatë ceremonisë mbajti një fjalim të gjatë dhe shumë prekës bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa Bryant e cila ka folur gjatë për Kobe, duke treguar anën tjetër të tij, larg vëmendjes së medias.
“Ishte babai i fëmijëve të mi, ishte gjithçka për mua. Kemi qenë sëbashku që nga koha kur unë isha 17 vjeç. Isha e dashura e tij e parë, dashuria e parë, shoqja e ngushtë, krahu i tij i djathtë. Më donte më shumë nga se mund të përshkruhet me fjalë. Balanconim njëri-tjetrin dhe unë gjithmonë pyesja veten si kishte mundësi që një mashkull mund të më donte aq shumë sa Kobe”, është shprehur ndër të tjera, Vanessa.Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshit të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami.”





