20 Shtator 2014 – Ndonëse deri më sot nuk është folur lidhur me birësimin e një fëmije nga moderatorja Fjodora Fjora, kohët e fundit janë shtuar edhe më shumë zërat rreth kësaj çështje. Ndonëse ajo e ka mbajtur të fshehtë, thuhet se moderatorja Fjodora Fjora ka kërkuar të birësojë një fëmijë që prej muajit maj. Ajo ka dëshiruar që të jetë nëna e një djali, me të cilin është ndjerë mirë që në momentin që e ka parë. Vogëlushi mban emrin Alteo dhe ende s’ka mbushur 1 vjeç. Bukuroshja e televizionit këtë lajm e ka ndarë me mikeshat e saj, me të cilat ndan kënaqësitë dhe sakrificat e një nëne në rritjen e djalit, të cilin tashmë e ka marrë në banesën e saj.