7 dhjetor 2014 – Gazetarja Fjodora Fjora tashmë kujdeset për djalin e saj të birësuar si nënë me orar full-time. Përveç ndarjes së emocioneve dhe ndjesive të mëmësisë me miqtë dhe fansat e saj në rrjetet sociale, ajo gjithashtu është fotografuar teksa shëtit me vogëlushin e saj. Shembulli i saj vlen për t’u përmendur si një histori e bukur birësimi, sepse për të fituar kujdestarinë e fëmijës, asaj i është dashur t’i nënshtrohet për disa muaj procedurave ligjore.
Fjodora ka deklaruar në gjykatë se i ka të gjitha mundësitë ekonomike për mirërritjen e birit të saj dhe se ky fëmijë nuk do ta pengojë aspak në krijimin e një familjeje me bashkëshortin e ardhshëm.





