DURRËS, 9 nëntor 2014–  Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina së fundmi ka realizuar foto të ndryshme artistike, të cilat prej ditësh janë në qendër të vemendjes nga ndjekësit e saj. Disa ditë më parë, Morina u cilësua nga fansat e saj edhe si këngëtarja me famë ndërkombëtare Kim Kardashian. Fakti që këngëtarja nuk po ndalet duke realizuar të tilla foto, duket se i ka dhuruar impaktin që ajo ka pritur prej tyre.

Në foton që ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram ka cituar: “Bukuria është ndjenja më e pastër e shpirtit”. Kjo foto ka marrë reagime të ndryshme, ku një pjesë e komentuesve shprehen se nuk janë dakord me mënyrën se si Fjolla ka zgjedhur të ruajë famën, ndërsa pjesa tjetër e kanë uruar atë për format perfekte të fizikut të saj.