Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka vendosur të përfundojë lidhjen e saj pas aventurës së fundit në një “reality show” në Kosovë.

Fjolla, e cila u bë pjesë e edicionit të katërt të programit “Big Brother Vip Kosova”, u tërhoq më pas nga shtëpia e famshme për shkak të mirëqenies së shëndetit mendor, por duket se kjo eksperiencë solli edhe një fund të marrëdhënies së saj personale.

Fjolla dhe i dashuri i saj i kanë ndarë rrugët, duke vendosur të ecin veç e veç pas përvojës në “reality show”. Lidhja e tyre duket se nuk arriti të mbijetojë pas periudhës intensive brenda shtëpisë dhe pas vëmendjes së madhe publike që e shoqëroi pjesëmarrjen e saj.

Ky zhvillim vjen pak kohë pasi këngëtarja u përball me sfida të shëndetit mendor, të cilat e detyruan të largohej nga BBVK 4, duke lënë pas jo vetëm lojën, por edhe lidhjen personale që kishte jashtë shtëpisë. Fansat e saj presin që Fjolla të fokusohet tani te karriera dhe projekte të reja muzikore.

Vetëm pak muaj më parë, ajo ka shpërndarë dy fotografi në “Instagram”, përmes të cilave ka zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën.

“Dashuria ime”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotove, duke treguar kështu lumturinë që ndjen pranë partnerit të saj.

Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar emrin apo identitetin e të dashurit të saj, ndjekësit nuk kanë munguar me urime për lidhjen e re dhe i kanë shprehur mbështetje dhe gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e saj personale.

Por kur kanë kaluar vetëm pak muaj, dyshja duket se i ka dhënë fund kësaj romance./Panorama Plus