Fjolla Morina ndodhet në “Arrest shtëpie” në qytetin e Kukësit. Këngëtarja e njohur nga Kosova rreth një muaj më parë u kap me një armë zjarri me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë “çakmak” në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë qëndrimit atje, duket se artistja e njohur ka marrë një surprizë të këndshme, të cilën e ndau edhe me fansat e saj. Përmes rrjetit social Instagram, Fjolla ka ndarë një imazh ku shihet një buqetë e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.

Në një tjetër fotografi, bukuroshja brune shihet duke e mbajtur në dorë unazë, ndërsa bën të ditur se ka pranuar propozimin për martesë.

“Unë thash po”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ndërkaq, edhe pse nuk është zbuluar identiteti i mashkullit që ajo ka pranuar, në deklaratën e saj në Gjykatën e Kukësit ajo kishte treguar se është gati për martesë.