Rikthimi i Efit dhe Kiarës në shtëpinë e Big Brother VIP ka sjellë reagime të shumta nga publiku ku mes tyre ishte dhe moderatorja Fjoralba Ponari.
Nëpërmjet një statusi në Twitter ajo shkruan: “Ose do të vdesësh një hero ose do të jetosh aq gjatë sa të shohësh veten duke u bërë armik” ka thënë Harvey Dent… po këto te #bbvipal s’do kenë dëgjuar për të”.
Mirëpo statusi i saj ka sjellë komente nga më të ndryshmet ku disa që e mbështesin e disa jo. Dikush i tha me ironi se ishin duke e pritur që ajo të fliste për sjelljet e banorëve në shtëpi, ndërsa moderatorja iu përgjigj duke i thënë se fansat e tyre duhet t’i ndihmojnë pasi po i lënë të lirë të vetëdegjenerohen.
“Me qenë se nuk kanë njerëz të tjerë afër që ua duan të mirën e i lënë të vet-degjenerohen, ndoshta ju si fansa ua jepni një sinjal.”- u përgjigj Fjoralba.
Ndërsa një ndjekës tjetër, shkroi se Fjoralba po gjykon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar për gabimet e Deas, Oltës apo Kejvinës. Por, moderatorja theksoi se i ka dënuar gabimet e të gjithave.