Kur bëhet fjalë për jetën e saj private, moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, flet shumë rrallë.
Fjori ka treguar se prej disa kohësh është e lidhur me një djalë të panjohur për publikun, i cili quhet Françesko.
Dyshja i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe zgjedhin që herë pas here të “arratisen” nga Shqipëria.
E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi.
Çifti ka shkuar në Itali dhe moderatorja nuk ka nguruar të ndajë në Instagram një foto.
“Me rendesi ne kete jete, eshte te jesh i drejte!”, ka shkruar Ponari krahas fotos, në të cilën shfaqen bashkë.
Kujtojmë që aktualisht Fjoralba është e angazhuar me “Portokallinë”.
Ajo e prezanton çdo të diel krah Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut.