Këngëtarja kosovare Flaka Krelani përveç zërit potent dhe të pakrahasueshëm, njihet edhe si një këngëtaret më të guximshme të skenës shqiptare, përsa i përket look-ut. Pavarësisht se këto kohë nuk ka ardhur me ndonjë këngë të re, Flaka vjen me risi në paraqitjen e jashtme, veçanërisht me flokët e saj. Këngëtarja nuk ka dashur të ndjekë modën e zgjatjes së flokëve, përkundrazi ka vendosur t’i presë ato shumë shkurt, thuajse tullace dhe duke i lënë pak të gjata në pjesën e sipërme. Pa diskutim një model aspak i zakontë, por kur e sheh tek Flaka Krelani nuk duket aspak i tillë dhe që këngëtares nuk mund të mos ia simpatizosh.