Logoja e re e lojrave Olimpike Paris 2024 ka shkaktuar shumë reagime nëpër rrjete sociale. Dizajni i ri konsiston në flakën Olimpike brenda një rrethi të artë, sëbashku me flokët dhe buzët e Marianne, personifikim i republikës së Francës që nga revolucioni i 1789-ës.
Organizatorët e garave deklarojnë se kjo logo mbledh sëbashku simbole të sportit dhe të Francës, por për shumë njerëz nuk ka qenë e tillë ndaj edhe e ironizojnë nëpër rrjete sociale teksa thonë se do të shkonte më shumë për website për sallonet e bukurisë.
Kjo logo, për të cilën u desh rreth një vit që të caktohet do të përdoret për herë të parë në lojrat e 2024-ës. Fillimisht u dizenjua në formën e kullës Eiffel por u ndryshua më pas për të shprehur një mesazh më domethënës.
Rrethi i artë simbolizon "përpjekjet për perfeksion" ndërsa flaka simbolizon "një evergji unike". Ndërsa figura e femrës është një rikujtim i femrave që morën pjesë për herë të parë në lojërat Olimpike në Paris në vitin 1900.





