Zjarri i nisur nga fshati Kalasë në Delvinë, ka avancuar me shpejtësi drejt bregdetit, duke përfshirë tashmë edhe zonën e Sasaj.

Situata nga zjarri në fshatin Sasaj raportohet të jetë serioze.

Rreth 50 banesa të këtij fshati rrezikohen nga zjarri i madh i cili po afrohet tek banesat, policia ka evakuar banorët duke qëndruar në qendër të fshatit, pasi rreziku është pranë banesave për shkak të erës.