Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e “Misto Mames” në Tiranë, ndërsa raportohet se pranë saj ndodhet edhe një magazinë bojërash.

Nga informacionet paraprake u dyshua se bëhej fjalë për magazinën e bojërave, por policia saktëson se zjarri ka rënë në një banesë, si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Raportohet se banesa 3-katëshe dhe magazina janë në pronësinë e të njëjtit person, ndërsa veshja e jashtme e godinës është prej polisteroli.