Durrsakët prej dy ditësh i janë bashkuar protestës kombëtare që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Flamur Bala, qytetar nga Durrësi, i cili është me aftësi të kufizuara, i pranishëm thuajse në të gjitha ditët e protestave, sot po ashtu i është bashkuar marshimit në Tiranë, duke i kërkuar kryeministrit Rama uljen e çmimeve.
“Jam Flamur Bala person me aftësi të kufizuar dhe kam ardhur nga Durrësi. Të gjithë kemi dalë për arsye ekonomike. Sot erdha me makinën time me katër shokë. Fatura është 20 mijë lekë dhe vetëm 9 litra. Si mund ta përballojë një person me aftësi të kufizuara këtë. Por nuk është kjo arsyeja pasi janë rritur edhe çmimet e ushqimeve. Ajo fouristrada Linkoln që ke marrë nga Amerika sa harxhon në ditë, dhe t’i thua se ne e përballojmë atë çmim, por t’i nuk e ndjen sepse xhepin dhe miliardat i ke plot, por t’i dhe politikanët e 30 viteve të fundit i keni plot”, tha ai.