Pas ngjarjes tragjike të ndodhur më herët në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai me dy djemtë e tij të mitur, janë vendosur flamujt e kuq në bregdet.

Flamujt janë vendosur për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar dhe rrymat janë të forta. Disa orë më parë në bregdetin shqiptar humbën jetën babai, Elvis Halilaj (50 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.

Po ashtu, raportohet se ambulanca ka mbërritur rreth një orë e gjysmë me vonesë dhe se në vendngjarje nuk ka pasur roje bregdetare që të sinjalizonin pushuesit.