Persona të paidentifikuar kanë sulmuar ambiente e Federatës së Henbollit në Serbi, për shkak të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku nuk u lejua që Serbia të luante ndaj Kosovës.

Në mjediset e federatës serbe është vizatuar flamurit shqiptar dhe mbishkrimi “No himni, no parti”. Gjithashtu derës i është vënë një kyç në shenjë proteste.

Ndërkohë, Federata e Hendbollit Evropian (EHF) ka pezulluar Federatës e Hendbollit të Serbisë dhe ka përjashtuar ekipin kombëtar junior të Serbisë prej kualifikueseve për Kupën e Botës.

Gjithashtu vlen të theksohet se Kosova nuk do të jetë në gjendje të luajë edhe ndeshjet e tjera ndaj Norvegjisë dhe Sllovakisë në territorin serb.