Një flamur i kombëtares Shqiptare ka pushtuar pasditen e sotme një nga plazhet e Marsejës. Flamuri kuqezi me përmasa gjigante, 105 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë, është hapur sot nga tifozët e kombëtares.
Qëllimi i tifozëve kuqezinj ishte që këtë flamur gjigant ta shpalosnin gjatë ndeshjes në “Stade Velodrome”, por refuzimi nga ana e organizatorëve të këtij Evropiani, bëri që ata ta transferonin spektaklin në plazhin e Marsejës.
Pavarësisht aludimeve për ndonjë rrëmujë të mundshme, tifozët shqiptarë kanë demonstruar qytetari dhe se kanë mbërritur në Francë vetëm për të parë ndeshjen e futbollit.





