17 nëntor 2015 – Si duket është e pamundur paqja mes tifozëve dhe FSHF-së. Ndeshja që u luajt mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë u shty për disa minuta për shkak se tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium kanë protestuar kundër Armando Dukës. Tifozët kanë qenë shumë të pakënaqur me FSHF-në pas moslejimit të hapjes së një flamuri, ku bëhej fjalë për Ismail Morinën të njohur si Ballisti.

Ata në fillim të ndeshjes me Gjeorgjinë e ndërprenë ndeshjen duke hedhur fishekzjarrë në fushë dhe duke kënduar kundër kryetarit të FSHF-së, Armand Duka. Në foto, është flamuri i cili nuk u lejua në "Qemal Stafa". 

/portali DurresLajm/