Kombëtarja e Kosovës luajti ndeshjen miqësore ndaj Armenisë në Jerevan.

Ky ishte edhe testi i i parë i trajnerit të ri të Kosovës, Francesko Foda.

Franco Foda debutoi me fitore në stolin e Kosovës.

“Dardanët” fituan 0-1 në fushën e Armenisë në miqësoren e parë të Marsit, duke dhënë indicie pozitive në organizim me trajnerin e ri.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Milot Rashica në minutën e 25-të.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve përpara fillimit të ndeshjes ka qenë fakti se në fanellat e lojtarëve të skuadrës së Armenisë, ku si në çdo fanellë për ndeshje ndërkombëtare vendosen dy flamujt e shtateve respektiv, ai i Kosovës është vendosur mbrapsht.

Një imazh që duket në momentin kur kamera është afruar gjatë ceremonisë së himneve përpara takimit, një gabim, me qëllim apo jo, për momentin po bëhet hit në rrjetet sociale.