DURRËS, 26 nëntor 2014 –  Media malazeze CDM ka botuar dy foto, që provojnë se në qytezën shqiptare të Tuzit është shpalosur banderola me fotot e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, që u përdor edhe në “incidentin” me droning gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd. Shpalosja e kësaj banderole simbol në Tuz po konsiderohet si provokim shqiptar nga ambjentet sllave në Mal të Zi.

Dyrrahu do të përpiqet të kontaktojë ambasadën malazeze në Tiranë, me ambasador Shkëlqesinë e tij z. Dinosha, shqiptar etnik për të marrë një prononcim zyrtar për këtë ngjarje.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/