7tetor 2015 – Ndërsa Shqipëria brenda dhe jashtë kufirit është e ndezur nga fryma e patriotizmit në prag të ndeshjes me Serbinë, një fakt i hidhur vjen me anë të kësaj fotografie. Flamuri kuq e zi, simboli kombëtar, është i hedhur në kazanët e mbeturinave.
Kjo foto ka mbërritur në faqen e Olti Currit, i cili i bën apel fotografuesit që jo vetëm ta fiksojë këtë pamje të rëndë, por edhe të veprojë, duke e hequr. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një pakujdesi apo provokim nga ana e hedhësit të flamurit në plehra. Ndërkohë reagimet janë të shumta ku kërkohet gjetja e autorit dhe largimi sa me shpejt i flamurit nga mbeturinat.
/portali DurresLajm/





