Festimet e ditës së djeshme me rastin e përkujtimit të Konferencës së Pezës, janë komentuar edhe nga djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Shkëlzen Berisha shkruan me indinjatë të madhe për faktin nëse do të flasë njeri për njollosjen e flamurit kuq e zi, që u shfaq me një yll komunist.
“A do kujtohet të flasë njeri për njollosjen e flamurit kombëtar ditën për diell ? Me foton e kriminelit nuk po merrem se kemi të gjallët që drejtojnë parlamentin.”- shkruan Berisha.





