Australi, 1 qershor 2014– Anëtarët e miqve të “Rotary” janë ngjitur sot në urën e e lartë Sydney Harbour Bridge të Australisë në një përpjekje për të thyer rekordin botëror për shumicën e njerëzve me  flamuj ne duar. Në këtë aktivitet, siç dokumentohet edhe nëpërmjet fotove nuk mungojnë flamujt e dy shteteve shqiptare, ai kuqezi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Organizata miqësore “Rotary” ka thyer rekordin Guinness me të dhënat për numrin e njerëzve në urë. Këtë herë merrnin pjesë 340 persona duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 316 të organizuar nga “Oprah Winfrey” në vitin 2008.

Gjithashtu rekordi është thyer edhe për numrin e flamujve të ndryshme ndërkombëtare që fluturuar 219 metra në lartësi duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 143, të mbledhur nga Fondi End Polio.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/