21 nëntor 2014- Senati amerikan sapo emëroi diplomatin Donald Lu si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përpara ardhjes në Shqipëri, Lu ishte në krye të misionit në Ambasadën Amerikane të New Delhit, Indi. Ky konfirmim u mor nga senati amerikan pas 18 muajsh pritjeje. Lu ka vënë theksin në çështje të tilla si: lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Donald Lu-së i janë akorduar 2 herë çmimi: Meritorious Honor Awards dhe 5 herë çmimi Superior Honor Awards. Ai pritet të vijë në Tiranë gjatë ditëve në vijim.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/