JAPONI – Minegishi Minami, një anëtare e grupit japonez AKB48 ka rruar kokën zero sepse ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj. Ngjarja që mund të duket absurd në Europë, nuk konsiderohet aspak e tillë në vendin aziatik.

Vajza kishte nënshkruar një kontratë se nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me meshkuj për sa kohë ishte pjesë e grupit dhe meqë e theu rregullin masa ndëshkuese ishte kjo.

Ajo ka kërkuar falje me anë të një videoje në YouTube për veprimin e kryer. Vajza e re u filmua nga një fotograf ndërsa po dilte në mëngjes nga shtëpia e të dashurit të saj balerin dhe lajmi u përhap më pas në mediat e vendit aziatik. 

Videon ku vajza e re kërkon falje mund ta shihni në galerinë tonë të videove.