Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e të hënës në Greqi, ku 3 anëtarë të një familjeje shqiptare u shuan në një aksident automobilistik duke mbijetuar vetëm djali i vogël 17 vjeç.
Së fundmi ai ka folur për një emision grek, ku thotë se ka ende disa probleme shëndetësore.
“Këmba dhe krahu im kanë nevojë për operacion në tre vende, kokën e kam me qepje dhe ndonjëherë kam marrje mendsh. Unë kërkoj vetëm që personi që shkaktoi aksidentin të rrëfejë aktin e tij“,- thotë ai.
17-vjeçari, i cili ështē i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i tmerrshëm automobilistik në Domokos, është tronditur kur pa prindërit dhe motrën e tij të vdisnin tragjikisht para syve të tij.
“Ne ishim ndalur në Meteora duke u kthyer nga Shqipëria dhe më pas pak më tej nga Domokos na goditi një kamion, me pasojë prindërit dhe motra ime u vdiqën”, përshkruan ai pa mundur t’i mbajë lotët. “Më ra të fikët. Pas pak erdhi dhe daja që u kthye, po udhëtonim bashkë dhe më nxorri nga makina dhe më pas thirrën ambulancën dhe më mori”- shtoi ai.
“Po shikoja nga dritarja dhe papritmas dëgjova nënën dhe motrën duke bërtitur. Na ka goditur një makinë, nuk më kujtohet se çfarë ishte, në parakolp dhe filluam të rrotulloheshim dhe goditëm kamionin. Kemi shkuar me 65-80 kilometra. Para përplasjes dëgjova një bori dhe supozova se ishte një makinë dhe jo një kamion. Kur më mori ambulanca, nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, mendova se të gjithë kishin rënë në koma dhe isha vetëm unë zgjuar sepse isha ulur prapa. Në spital mora vesh që kishin vdekur”, ka thënë 17-vjeçari.