Thashetheme të ndryshme lindin herë pas here për personazhe të famshëm, VIP-a dhe veçanërisht për aktorë të njohur të Hollywood. U bë kohë që thuhet se një prej këtyre aktorëve ka fjetur me një numër të madh femrash. Nuk bëhet fjalë për 100 apo 200 femra, nëse këtë konsideroni si numër të madh, por për 12.755 të tilla. Një shifër marramendëse dhe e vështirë të besohet.

Ndërsa thashethemet qarkullojnë prej kohësh, vetë Warren Beatty ka folur në lidhje me këtë temë.  Ai i ka hedhur poshtë fjalët duke thënë: “Mendojeni një herë mirë, 12.755 femra, jo vetëm që i bie të kem shkuar me shumë femra të ndryshme gjatë një dite, por as mos të kem shkuar dy herë me të njëjtën”.

Aktori ka qenë një don zhuan i vërtetë në rininë e tij, por prej 24 vitesh është në një  marrëdhënie të lumtur me bashkëshorten,  Annette Bening, me të cilën ka 4 fëmijë.