Situata mes Feros dhe Arbenitës ka shkuar së fundmi në mënyrë të pashmangshme drejt gjyqit, teksa ish-partnerët fillimisht pritet të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merren për reperin, nën akuzat e dhunës dhe kërcënimit ndaj modeles, e më pas do të përballen edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.
Së fundmi në lidhje me këtë çështje për më shumë detaje rreth gjendjes dhe planeve të Arbenitës ka folur avokati i saj Arianit Koci. Në një prononcim për “Prive”, avokati pohoi se modelja ndihet e kërcënuar nga reperi.
“Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj.
Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës. Sipas saj ata kanë pasur probleme edhe më herët”, tha avokati.