David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është ankuar në seancën e sotme paragjyqësore për mënyrën e nxjerrjes së materialeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mënyrën e paraqitjes së dëshmitarëve nga ana e organit akuzues.
Sipas Gazeta Express, Hopper ka thënë se 124 dëshmitarët e përmendur nga Prokuroria nuk kanë dëshmi të tyre dhe prova. Hooper theksoi se mungojnë hollësitë lidhur me këtë çështje.
“124 dëshmitarë që janë bërë të njohur, shumica e tyre me preudonime… Nuk kemi të dhëna se për çfarë do të flasin këta dëshmitarë. Sepse kur ka dëshmitarë, duhet të ketë prova… Mungojnë hollësitë në lidhje me materialit.. Dhe ZPS-ja vazhdon të veprojë kështu. Mungojnë meta-datat. Nuk është e dobishme mënyra se si nxirren materialet,”-ka thënë ai.
Po ashtu Hooper ka thënë se materialet e nxjerra nga Prokuroria duhet t’i ndihmojë të sigurojë mbrojtjen dhe jo ti komplikojnë gjërat.
“Ndihma që mund të marrësh nga materialet, kjo ndihmë duhet të jetë si udhërrëfyes për ta ndihmuar mbrojtjen. Dhe në fund për t’i trajtuar dhe për t’i vendosur përparësitë e saj”, tha Hooper.
Ndërsa, ndihmësja e tij, Sophie Menegon përmendi një shembull të një dëshmitari, që nuk kishte dhënë, të dhëna të sakta.
“Për shembull, ka një dëshmitar i cili solli për shembull, një certifikatë të anëtarëve të familjes me vete. Por kjo certifikatë në material nuk është e lidhur me dëshmitarin. Ne mundëm ta gjenim lidhjen vetëm bazuar në mbiemrin e dëshmitarit. Vërtetë kemi vështirësi… Prokuroria mesa kuptoj nuk ka ndërmend t’i përdorë të gjithë për gjyq… Prokuroria jep vetëm pseudonimin e dëshmitarit,”-ka thënë Sophie.





