Bashkëshorti i Rozeta Dobit, e cila ndodhet pas hekurave për grabitje të disa banesave në shtëpitë ku punonte si pastruese bashkë me djalin e saj ka deklaruar sot se nuk ishte në dijeni për vjedhjen e gruas dhe të të birit.

I moshuari, që kishte dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit.

Madje ai akuzoi bashkëshorten se ka përdorur të birin për të kryer vjedhjet.

“Nuk kisha dijeni për vjedhjet, por gruaja punonte punëtore ne banesa pastruese neper shtëpi. Kishte 13 vjet që punonte. Se di në cilat banesa ka punuar gruaja. Por e di qe tek kjo gruaja njëherë e kam takuar, se mbaj mend me se është e ndare dhe me te shoqin dhe s’me hyn ne pune. Po ta dija do denoncoja vete. Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj.”, tha ai.