Gianluigi Buffon ka thyer rekordin e ish portierit të Milanit, Sebastiano Rossi, i cili nuk kishte pësuar gol për 929 minuta. Buffon ka arritur ta mbaj portën e pa prekur për 973 minuta
Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili theu rekordin 22 vjeçar të ish-portierit të Milanit, Sebastiano Rossi, ka falënderuar bashkëlojtarët e tij për këtë arritje.
Buffon tani ka shkuar në 973 minuta pa pranuar gol, vështirë se do të thyhet nga një tjetër portier në Serie A për një kohë të gjatë. “Meritat për këtë rekord i ka gjithë ekipi, mbrojtja që ka qenë fantastike në çdo ndeshje. Pas tre apo katër ndeshjeve kur nuk pranuam gol, njerëzit filluan të më pyesin për këtë rekord dhe gjithashtu edhe unë fillova të mendojë për të”, ka thënë Buffon.
“Kuptohet që jam i lumtur. Jo shumë portier janë aktiv në moshën 38 vjeçare, e lërë më të thyejnë rekorde. Por, siç e thash edhe më parë kjo është merita e bashkëlojtarëve. Gjithashtu dua të falënderojë edhe familjen time që më japin forcë dhe vullnet për çdo ditë. Tani duhet të shohim përpara dhe të mendojmë për titullin”, ka shtuar më tej Buffon në një intervistë për sajtin e klubit italian.