TIRANË, 28 shkurt 2013- Ndërkohë që vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj ka bërë bujë të madhe në mbarë opinionin publik, Prokuroria e Tiranës ka gjetur dëshmitarin e parë që e ka parë gjithë skenën e krimit.

 Personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka dhënë karakteristika kryesore të autorve që ekzekutuan me 27 plumba Lamaj.

Sipas tyre, ai ka qenë shumë afër autorëve, madje është parë edhe nga banorët e tjerë që është shtrirë në momentin që ka filluar breshëria e parë e plumbave.

“Kemi një dëshmitar që ka treguar për autorët dhe automjetin që kanë përdorur vrasësit. Emri i tij nuk bëhet i ditur, për arsye sigurie, ndërsa dëshmia e këtij personi ka qenë mjaft e vlefshme”, pohojnë burimet nga policia.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar dje një mbledhje të posacme, ku është diskutuar për deshmitë e mbledhura në makinën e autorve që nga gëzhojat e deri te fijet e flokut.