Djali i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë televizive në mediat greke për babain e tij i cili është ende i burgosur, si dhe për fitoren e tij në zgjedhjet bashkiake të Himarës.
“Duam ndihmën e Greqisë dhe Europës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim”, thekson ai në mediat greke.
Fillimisht, ai theksoi se komunikimi me të atin është mjaft i vështirë, pasi ka mundur të flasë me telefon vetëm një herë të enjten e kaluar kur u arrestua dhe e ka takuar për vetëm 5 minuta ditën e martë.
“Psikologjikisht është gur, fatmirësisht se u shfajësua”, tha ai ndërsa shtoi se po përballet me disa probleme shëndetësore.
“Ne duam ndihmën e Greqisë dhe Europës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim”, theksoi ai dhe shtoi se “avokatët tanë na sigurojnë se çështja është qesharake dhe në shkresat e lëndës nuk ka asnjë provë kundër babait tim”.
Rama në 10 ditët e fundit kishte marrë përsipër përballjen në Himarë dhe thoshte se nuk do të tolerojë humbjen e zgjedhjeve, duke folur me karakteristika përçmuese si për babanë tim, ashtu edhe për të gjithë komunitetin e mërguar”, nënvizoi djali i tij Fredi Belleri dhe përfundoi duke thënë se “nëse zgjedhjet do të ishin të lira fitorja do të ishte shumë herë më e madhe”, tha djali i tij Fredi Beleri.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua për korrupsion aktiv në zgjedhje për blerje votash.