21 nëntor 2015 – Enca Haxhia ka rrëfyer para Arian Çanit dhe gjithë publikut se ka puthur në buzë mbi 40 femra gjatë performancave të saj në skenë.
“Po, kam puthur në buzë femra në skenë. Kjo femra (regjia tregon një foto ku Enca po puthej me një vajzë) ishte mes fansave të mi. E thirra të ngjitet në skenë. Në fillim e pyeta sa vjeç ishte, dhe më pas e pyeta nëse mund ta puthja. Ajo tha po dhe e putha, kaq”, u shpreh Enca mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”.
E provokuar nga drejtuesi i emisionit, 20-vjeçarja është përgjigjur: “Nuk jam lesbike. Femra është krijesa më e bukur, por gjithsesi nuk është tërheqja ime seksuale. Thjeshtë më pëlqen ta bëj gjatë performancës time. Kur i puth nuk ndjej asgjë. Është një moment shumë i shkurtër, më pëlqen të ndjej energji pozitive rreth meje”, e mbylli deklaratën e saj pikante këngëtarja Enca Haxhia.
/portali DurresLajm/