Nëse biznesmeni Hasa do ti kishte marrë seriozisht kërcënimet e Mirat Tilës, krimi i kryer në 2 dhjetor do të ishte parandaluar.

Për këto kërcënime familjet e të dyja palëve nuk kanë pasur dijeni dhe aq më pak për përplasjen e tyre fizike.

Mësohet se pasi ishte larguar nga puna, Tila qëndronte gjatë gjithë kohës përpara portës se fabrikës, duke i bërë karshëllëk bizesmenit, madje pengonte dhe hyrjen e daljen e automjeteve në fabrikë. Hasa ishte i detyruar ta përzinte disa herë duke i thënë të largohej, pasi shqetësonte klientët. Herë me të bërtitura e herë me forcë, biznesmeni ia arriti qëllimit të shpëtonte nga Tila, i cili njihet si person i pashoqërueshëm në zonën e Maminasit.

Në familjen Hasa vijojnë ngullëshimet për ndarjen nga jeta e kryefamiljarit Arben Hasa, i cili u ekzekutua nga punonjësi i tij Miram Tila, teksa po e shoqëronte për në shtëpi. Të afërmit thonë se nuk ishin në dijeni të kërcënimeve dhe se i afërmi i tyre u ekzekutua në pabesi nga një psikopat.

“Nuk kisha dijeni mbi konfliktin e Arbenit dhe atij. Kam kaq vjet e martuar dhe kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë konflikt mes Arbenit dhe atij, sigurisht do të kisha reaguar. Ai erdhi dhe e kërkoi te shtëpia. Tha që ishte sëmurë dhe ta përcillte për në shtëpi. Arbeni u ngrit dhe më tha: “Erdha për pesë minuta, sa ta përcjell për në shtëpi një shok”. Nuk e mori telefonin me vete se tha që nuk vonohej. Pasi kaloi pak kohe, u shqetësuam dhe nisëm kërkimet. Vetëm kur morëm vesh më pas që ishte vrarë. E qëlloi në pabesi”, shprehet Anila, bashkëshortja e Arbën Hasës, shkruan Panorama.

Ndërhohë që në familjen e autorit, Mirjam Tila qëndronte frika, pasi i druhen ndonjë hakmarrje të mundshme. Bashkëshortja e Tilës shprehet se ngjarja ka tronditur edhe familjen e tyre, pasi nuk e prisnin që kryefamiljari të kryente një veprim të tillë.

“Nuk kemi asnjë koment, jemi shumë të shokuar nga ngjarja. Gjithashtu, jemi të frikësuar. Mirjami na la një barrë të madhe mbi shpatulla. Nuk kisha asnjë dijeni për ndonjë konflikt sa të arrinte të vepronte në këtë mënyrë. Ai u largua nga shtëpia paraditen e datës 2 (ditën kur ndodhi krimi) dhe nuk kemi pasur asnjë kontakt me të. Nga televizori mësuar për atë që kishte ndodhur. Nuk di çfarë të them, do të dërgojmë njerëzit për të kërkuar falje familjes Hasa për krimin që kreu bashkëshorti im” u shpreh shkurtimisht bashkëshortja e Miran Tilës, e cila shoqërohej nga djali i saj.