Një kafkë njeriu është gjndur nën dhe pranë banesës së një qytetari në Vlorë.

Gruaja tregon momentin kur u zbuluan eshtrat.

Sipas qytetares ajo kishte marrë nje sasi dheu pranë shtëpisë për të bërë punime ne banesë. Pas konstatimit të eshtrave u njoftua policia.

“Ishte kafkë njeriu. Ishin edhe nja dy-tre eshtra të tjera. I ri do ishte. Ishte me dhëmbë të bardhë”.

Mësohet se mbetjet kockore po dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkaq vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.