5shtator 2015 – Gjergj Cali është një ndër të plagosurit e përplasjes në Laç. Ai foli për ABCnews, duke akuzuar direkt deputetin për sulmin me armë.

“Na ka ardhur një furgon policie në Patok kur ne ishim në punën tonë. U thamë mos na çoni në gjakderdhje, jemi në punën tonë. Na kanë nis një furgon policie, por ne i kemi thënë ju lutemi mos na çoni në Laç me na rreziku, do shkojmë në Tiranë, të bëjmë aty kallëzimin. Jo na thanë, hajdeni në polici të Laçit.

Na kanë plagosur, unë në vesh e në sy, djali i axhës në krahë. Ka qenë Prenga ai që ka qëlluar me pistoletë. Edhe në spital na kanë kërcënuar me automatik. As në siri nuk ndodh kjo, na kanë ardh na kanë terrorizuar në spital. Edhe president të ishte do arrestohej, jo vetëm një deputet kriminel”, denoncoi Cali. Aktualisht, deputeti socialist, Armando Prenga, ndodhet i arrestuar në policinë e Tiranës.

Të plagosur kanë mbetur sipas policisë:

1.Eduart Prenga,plagosur me mjete të forta, 37 vjeç;

2.Gazmir Jushi, 29 vjeç, plagosur me mjete prerëse;

3.Nikoll Cali, 53 vjeç  plagosur me mjete të forta;

4.Gjoke Cali,57 vjeç, plagosur me mjete të forta;

5.Gjergj Cali, 55 vjeç, plagosur me mjete të forta;

6.Tom Cali, 66 vjeç, plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut;

7.Francesk Cali 30 vjeç,  plagosur me mjete të forta.

/Portali DurresLajm/